Këshilla Shëndetësore

Për dekaka me radhë, shumë njerëz kanë besuar se ushqimi që hahet natën vonë është i dëmshëm.

Shumica e këtyre njerëzve besimet e tyre i kanë bazuar në arsyet e mëposhtme:
-metabolizmi juaj ngadalësohet gjatë natës
-e gjithë energjia e trupit do të koncentrohet në tretje duke ju bëre të mos fleni mirë
-ushqimi gjatë natës kthehet në yndyrë.

Sidoqoftë, sipas studimeve të fundit këto “besytni” rezultojnë të pavërteta. Megjithëse, sygjerohet që të mos hahet të paktën dy orë para gjumit.

Pse të ngrënit natën vonë u etiketua si një zakon i keq?
Besimi popullorë  që ju nuk mund të hani para gjumit kryesisht buron nga mësimet e dietës së vitit 1970 të epokës së Adelle Davis, i cili shkroi thënien e famshme: “Hani mëngjes si një mbret, drekën si një princ dhe darkë si një varfanjak.” Kjo “urtësi” u përcjell për breza të tërë duke ju shtuar edhe efektet negative si ushqimi natën vonë ndikon në mbipeshë etj.

Të ngrënit vonë nxitë gjumin dhe trashjen
Dietologë të ndryshëm deri më tani kanë ndarë mendimin e përbashkët se ngrënia e ushqimeve të renda siq janë mishërat gjatë natës, ju bëjnë të ndjeheni të përgjumur. Sipas tyre këto ushqime të rënda e kanë shumë më të vështirë të përpunohën nga metabolizmi juaj gjatë kohës kur ju jeni në gjumë dhe si pasojë ju do të shtoni në peshë. Por, sipas studimit më të fundit del se ndjenja e nevojës për gjumë pas një ushqimi të mirë është krejtësisht natyrale për të gjithë gjitarët dhe se mbipesha ka të bëjë më shumë me mënyrën e ushqimit gjatë tërë ditës.

Problemi  i vërtetë i ngrënies natën vonë:
Problemi i vërtetë është se shumica e njerëzve që hanë natën vonë priren që të ngopen.  Ushqimi i tepërt është gjithmonë një gjë e keqe. Kur ju hani tëpër gjatë natës, ju natyrisht që do të shtoni në peshë. Por ju do të shtonit po të njejtën peshë edhe sikur të hanit atë ushqim në orën 7 të mëngjesit!
Pra, mbani në mend: mos u përqëndroni në kohën e ushqyerjes. Fokusohuni më shumë në sasinë e ushqimit që merrni!