Këshilla Shëndetësore

 

 

Gërhitja mund të jetë mjaft qesharake, por ajo gjithashtu mund të shkaktojë probleme serioze në shëndetin e njeriut.  Disa njerëz gërhijnë me zë të lartë duke ua bërë të pamundur gjumin edhe partnerëve të tyre.

Sipas disa studimeve rreth 75% e njerëzve që gerhasin kanë problem me frymëmarrje dhe herë pas here në periudha të shkurtëra kohore ata ndalojnë tërsisht frymëmarrjen. Sipas autorëve të studimit një gjendje e tillë mund të nxisë sëmundje serioze për zemrën dhe trurin që mund të përfundojnë me vdekje.

Gërhitja ndodhë atëherë kur ajri kalon nëpër inde të relaksuara në fyt, duke ju shkaktuar atyre vibrime përderisa ju frymoni dhe këto vibrime krijojnë një zë të irrutuar.

Shumë njerëz mbështeten në produktet farmaceutike për trajtimin e gërhitjes, megjithatë duke pasur parasysh se pothuajse çdo medikament ka efekte anësore, ne po ju prezentojmë një recetë natyrale për të pastruar sinuset dhe traktin tuaj respiratorë.
Përbërësit:
1/4 e limonit të freskët
3 cm rrenje xhenxhefili
2 molla
2 karrota
Udhëzime:
– Pastroni të gjithë përbërësit
– Qërojeni xhenxhefilin dhe prejeni në fleta
– Largoni farat dhe thelbinjët nga molla dhe limoni
– Përzini të gjithë përbërësit së bashku në një blender
– Kollojeni masën për të nxjerrur lëngun
Përdorimi:
– Pijeni disa orë para gjumit.
Vërejtje:
Nëse doni shije më të mirë, atëherë mund ti shtoni një lugë mjaltë/shendetisot.com