Këshilla Shëndetësore

Lulet që mbahen brenda shtëpisë jo vetëm që janë të bukura por ato janë edhe të shëndetshme pasi që e përmirësojnë cilësinë e ajrit rreth jush.

 

Megjithatë, disa biologë kanë tërhequr vërejtjen se disa bimë që mbahen brenda shtëpisë tuaj mund të kenë efekte potencialisht shkatërruese.

Në fakt, shumica e bimëve shtëpiake janë toksike për macet, qentë, dhe madje edhe fëmijët.

“Diffenbachia” është një nga bimët më të njohura e cila rritet në ambientet e tilla si shtëpi dhe zyra. Popullariteti i saj është rritur edhe për faktin se ajo kërkon shumë pak kujdes.

Kjo bimë ëshë shumë toksike për njerëzit dhe kafshët. Nëse preket me dorë ose hahen gjethet e sajë, helmi që përmbanë ajo mund të dëmtojë zërin, të paralizojë trupin dhe të shkaktojë vdekjen.

Disa burime thonë se edhe një prekje e lehtë ose vetëm një kontakt i dorës që prek gjethen me sy, mund të shkaktojë dëme të pariparueshme  ose edhe vdekjen brenda vetëm një minute tek fëmijët.

Në fakt, gjethet, kërcelli dhe rrënjët e kësaj luleje vrasëse përmbajnë substance toksike si oksalik dhe asparagines.


Kontakti me sy mund të shkaktojë:
– dëmimin e korneas së syrit
– dhimbje të tmerrshme të syve
Ngrënia e gjetheve nga ana tjetër shkakton:
– diarre
– djegje në gojë ose fyt
– ngjizje të zërit
– të vjella
– ënjtje në gjuhë
– vështërsi në të folur
– paralizë të përkohshme.
Në rast të helmimit nga ngërnia, merreni nje leckë të lagët dhe fshijeni gojën e viktimës . Jepni qumësht për të pirë gjithashtu. Në rast se vëreni se gjendja po bëhet serioze lajmëroni ndihmën e shpejtë menjëherë.