Studime dhe Hulumtime

Mehrin Baig- një blogere e njohur ka ardhur në përfundim se drita e telefonit (fleshi) që shfaqet në momentin kur ju jeni duke bërë “selfie” mund ta dëmtojë lëkurën dhe ta plakë atë.

Braig bënte deri në 50 selfie në ditë dhe me kalimin e kohës kishte vërejtur se lëkura e fytyrës së saj kishte ndryshuar duke u bërë më me rrudha dhe me pore të zgjeruara.

Sipas ekspertëve, flesh-i i aparatit lëshonë rreze HEV,  i cili mund të ndikojë në zmadhimin e poreve të lëkurës dhe në shfaqejn e parakohshme të rrudhave.

Edhe dermatologët pajtohen se  ekspozimi i tepërt i fytyrës para aparatit forografik mund të ndikojë në plakjen e parakohshme të lëkurës./shendetisot.com