Aktualitete

Urologët Kosovarë kanë arritur që të realizojnë një ndër operacionet më të komplikuara nga fusha e urologjisë.  Operacioni është kyrer nën përkujdesjen e urologut Dr.Fahredin Veselaj i cili me një status në Facebook ka përgëzuar ekipën e tij për suksesin e arritur.

Ja statusi i plotë i Dr. Fahredin Veselajt në Facebook:

“Sot , në Klinikën e Urologjisë në QKUK, bashkë me ekipën time të urologëve dhe anesteziologëve , e realizuam një nga operacionet më të komplikuara në trupin e njeriut. Heqjen e fshikzes urinare dhe prostates me kancer dhe formimi i një rezervoari te ri te urines nga zorrët e pacientit”.