Këshilla për fëmijët

Moti i keq dhe temperaturat e ulta janë disa nga arsyet pse buzët shpesh plasariten. Shpesh mungesa e hidratimit bën që buzët të çahen duke shkaktuar dhimbje fizike si dhe bezdisje.

Ajo që këshillojnë estetistët në të tilla raste, është përdorimi i vajit të kokosit për të hidratuar sipërfaqen e buzëve. Kjo është një procedurë e thjeshtë, që nuk kushton dhe nuk ju merr shumë kohë.

Ajo çfarë ju duhet janë disa pika vaj kokosi, një pambuk steril, me ndihmën e të cilit mund ta përhapni vajin butësisht në buzë.

Përsëriteni këtë procedurë 3 herë në ditë dhe do të shikoni rezultate të kënaqshme brenda disa ditëve./indeks.