Këshilla për moshën 45 +

Nuk është aspak e lehtë ta kontrolloni dëshirën për ushqimet e dëmshme atëherë kur provoni që edhe peshën ta mbani nën kontroll.

Por, jo të gjitha ushqimet janë të dëmshme për linjën tuaj.

  1. Bademi
    Është i pasur me vitamina E, që janë të shkëlqyeshme për ripërtëritjen e lëkurës, pastaj me proteina dhe aminoacide omega 3. Shmangeni bademin industrial të kriposur, sepse kripa shkakton fryrje dhe kufizoni konsumimin në 20 copë.
  2. Një gotë çaj mente apo xhenxhefili
    Është “pastrues’ i hatashëm i gazrave, të cilat mund të grumbullohen në trup dhe në mënyrë vizuale ta rrisin stomakun tuaj.
  3. Pemët e ëmbla
    Si molët dhe rrushi, shkaktojnë fryrje në trup, kështu që më së miri do të ishte ta zëvendësoni me dredhëza, mjedra dhe me grejpfrut. Kjo pemë përmban vlera të larta ushqyese dhe antioksidues, të cilët e mbrojnë trupin nga lloje të ndryshme të sëmundjeve, e posedojnë edhe mjaft ujë dhe ofrojnë ngopje më të madhe gjatë konsumimit.
  4. Shpargujt
    Posedojnë efekt probiotik që nxit punën e tretjes dhe metabolizmit duke pastruar zorrët.  E njëqind gramë shparguj gjenden vetëm 35 kalori, e me këtë specialitet pranveror mund të kënaqeni pa frikë.
  5. Një gotë jogurt grek
    Pa yndyrë, me pak fruta mali, është një kombinim i hatashëm për shujtë, por edhe burim i hatashëm për probiotikë që mbron shëndetin e traktit tretës.
  6. Papaja
    Përmban enzimën tretëse, e cila përshpejton kalimin e ushqimit nëpër organizëm. Kufizojeni konsumin e kësaj peme ekzotike në 200 gramë për shujtë.
  7. Avokado
    Njihet për yndyrat e shëndetshme që posedon. Kur jeni të uritur hani gjysmë avokado, pasi që yndyrat e shëndetshme bëjnë që të ngopeni shpejt.
  8. Uji
    Është burimi i jetës. Kur t’ju kapë uria pini një gotë ujë të thjeshtë. Shpeshherë ndodh që të konsumojmë ushqim e që në fakt jemi të etur. Uji është një element i pazëvendësueshëm në trupin e njeriut, sepse nxit largimin e helmeve nga trupi, përshpejton metabolizmin dhe tretjen./Kosovasot