Këshilla për moshën 45 +

Dhimbja e krahëve është një gjë e zakonshme për shumë njerëz të rritër në të gjithë botën dhe ekëzistojnë shkaqe të panumërta të një gjendje të tillë. Por çfarë në të vërtetë do të thotë kur ndjeni dhembje  në shpatulla dhe në brinjë.

Dhimbja e Shpatullave
Dhimbja shkaktohet nga zona e qafës tuaj e deri tek kafazi i brinjëve. Kjo dhimbje është përshkruar shpesh si një djegje apo dhimbje e shkurtër që mund të shoqërohet me ngushtime dhe ngurtësime të muskujve.

Kjo gjendje shkaktohet nga:
– Përdorimi i tepruar, tendosja ose dëmtimi i muskujve.
– Qëndrimi jo i mirë
– Presioni në nervat kurrizore nga problemet  e ndryshme, siq është hernia diskale e cila mund të shoqërohet me dhimbje poshtë krahëve si dhe me mpirje.
– Thyerja e rruzave
Simptomat më alarmane përfshijnë:
– Dobësim i duarve dhe këmbëvë
– Mpirja ose ndjesia e shpimit si një gjilpërë në shpatulla, krahë, këmbë, gjoks dhe bark.
– Humbja e kontrollit mbi zorrët dhe fëshikëz të urinës.

Nëse përjetoni dhimbje para dhe prapa çdo simptome të mësipërme, kërkoni menjëherë ndihmën e mjekut. Ju mund të jeni duke përjetuar sëmundje, infeksion ose kancer të fshikzëz ose ndonjë organi tjetër.

 

Dhimbja në shpinë: Një simptomë e panjohur e kancerit

Dhimbjet në shpinën e poshtme mund të jenë një shenjë e kancerit të zorrës së trashë ose vezoreve.  Këto tumore shkaktojnë dhimbje në këtë pjesë nga zgjerimi ose dobësimi i kockave.

Nga ana tjetër një situatë e tillë mund të shkaktojë thyerje ose destabilitet kurrizorë. Ndryshe nga dhimjet e rastit, kjo shkakton ndjeshmëri dhe parehati për kockat.

Kur dhimbja të jetë ndjerë mes shpatullave, ajo mund të jetë një shenjë e kancerit esophageal ose kancerit të mushkërive. Kanceri i mëlçisë shkakton gjithashtu dhimbje në shpinë.

Metodat shtëpiake kundër dhimbjes së shpinës

Fillimisht, nëse ju përjetoni dhimbje kronike mbrapa është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj për të marrë një opinion professional mbi gjendjen tuaj, sidomos nësë dhimbja shoqërohet edhe me simptoma të tjera.

Nëse ndjeni dhimbje të thella në muskujt tuaj, atëherë ju mund të gjeni ndihmë duke ushtruar yoga,  terapi fizike, akupunkturë etj.

Për lehtësim të dhimbjeve kur ju gjendeni në shtëpim, aplikoni këto metoda:

  • Vendosni duart në mes të një dere të hapur dhe shtyjeni gjoksin dhe kokën tuaj përpara duke qëndruar ashtu për rreth 15 sekonda. Më pas përsëriteni 2-3 herë.
  • Qëndroni drejt dhe shtyjni krahët tuaj prapa duke u munduar ti sprekni ata për aq shumë sa të mundeni dhe mbajini ashtu për 15 sekonda. Më pas përsëriteni 2-3 herë.
  • Uluni në dysheme dhe drejtoni këmbët drejt.  Vendosni duart pak mbi gjunjë dhe shtyjeni kokën dhe qafën tuaj përpara drejt barkut. Mbajeni ashtu për 10-15 sekonda. Më pas përsëriteni 3 herë.
  • Uluni në dysheme me këmbët drejtë dhe mundohuni që me duart tuaja të prekni gishtrinjët e këmbës. Qëndroni ashtu për 5 sekonda dhe përsëriteni 5 herë për secilën anën.