Aftet në mukozën e gojës dhe të buzëve… Ja si ti largoni shpejte dhe lehtë
Pothuajse të gjithë e kemi përjetuar të paktën njëherë plagën e afteve në mukozën e gojës. Gjithashtu, sipas hulumtimeve të fundit rreth 20% e popullatës së botës vuan nga aftet. Ato zakonisht paraqitet te personat të cilët janë të ekspozuar nga stresit të madh dhe ushqyerjes jo të shëndetshme.
Aftet janë ulcera të vogla dhe shumica e tyre paraqiten në formë të rrumbullakët ose ovale me një qendër të bardhë ose të verdhë dhe më një kufizim me ngjyrë të kuqe. Ato formohen brenda gojës, nën gjuhë, brenda faqeve apo buzëve dhe në bazën e mishërave të dhëmbeve.
Ekëzistojnë dy lloje të plagëve:
- plagë të thjeshta – shfaqen 3-4 herë në vit dhe zgjasin deri në një jave. Zakonisht paraqiten gjatë moshës së fëmijërisë dhe adoleshencës.
- plagët komplekse – të cilat përsëriten dhe janë të dhimbshme dhe të paparashikueshme.
Shkaktarët e shfaqjes së afteve:
- Stresi – stresi emocional dhe çekuilibri hormonal
- Ushqimi – ushqimet që përmbajnë acid, kafeja, çokollata dhe ushqimet pikante
- Lëndimi – kafshimi i gjuhës ose i faqes
- Pirja e duhanit – këto plagë mund të shfaqen edhe disa vite pasi e keni lënë duhanin
- Mangësi ushqyese – mungesa e vitaminës B-12, zinkut dhe hekurit.
Shumica e afteve janë të padëmshme. Megjithatë, ju duhet të vizitoni dentistin tuaj nësë vëreni:
- Përhapje të shpejtë dhe të madhe
- Plagë që zgjasin më shumë se 3 javë
- Dhimbje të mëdha
- Vështërësi për të pirë lëngje të mjaftueshme.
Këtu ështe një listë me 3 mënyra efektive për shërimin e plagëve në mënyrë të shpejtë dhe të shëndetshme:
- Çaji Kamomil
Ky çaj është përdorur tradicionalisht për të trajtuar inflamacionet e lëkurës, membranën e mukozës dhe infeksionet e ndryshme bakteriale të lëkurës.
Për ta përdorur, pijeni një çaj kamomil para gjumit ose vendoseni direkt në plagë një qese të këti çaji.
- Mjalta
Mjalta ka kompnime anti-flamatore dhe anti-bakteriale që ndihmojnë që shpejtë të largohen plagët nga sipërfaqet e brendshme të gojës.
Për ta përdorur, thjeshtë merrni një lugë çaji mjaltë organike të papërpunuar pas çdo vakti të ushqimit dhe para se të shkoni në shtrat.
- Uji i ngrohtë me kripë ose limon
Kripa do të vrasë çdo bakterie të keqe që është prezente brenda gojës tuaj. Në mëngjes, përzijeni një lugë kripë me ujë të ngrohtë. Për ta përdorur mbajeni në gojë ujin për rreth 30 sekonda dhe më pas largojeni nga goja. Përsëriteni këtë pas çdo vakti të ushqimit.
Gjithashtu, në mbrëmjë dy orë para se të bini në gjumë aplikojeni metodën e njejtë vetëm se në vend të kripës vendosni limon. Kjo përbërje do të lëndojë paksa por efektet e sajë janë të mahnitshme.
Vërejtje:
Nëse edhe pas aplikimit të metodave të mësipërme, prap keni probleme me plagët brenda gojës, atëherë është mirë që të ndërroni pasën e dhëmbëve ose të konsultoheni me mjekun tuaj pasi këto plagë mund të jetë një shenjë e kancerit.