Këshilla për të rinjtë

Gjatësia e trupit në masën më të madhe caktohet nga gjenetika. Megjithatë, një rolë të rëndësishëm në përcaktimit e gjatësisë trupore e luajnë edhe faktorët ambientale. 

Duke e pasur parasysh se faktorët gjenetikë është e pamundur ti ndryshoni, krejt çka ju mbetet është që ti shmangni disa faktorë ambientalë të cilët ndikojnë në ndalimin e rritjes së mëtejme të gjatësise se trupit.

Edhe pse njeriu vazhdon të rritet deri në moshën 25 vjeçare, gjatësia e trupit në të shumtën e rasteve caktohet gjatë moshës së adoleshencës. Mu për këtë arsye të rinjët dhe adoleshentët duhet të shmangin faktorët e mëposhtëm, në mënyrë që të kenë nje rritje natyrale dhe pa deformime.

Faktorët ambientalë që ndikojnë negativisht në rriten e gjatësisë së trupit:

  • përdorimi i drogës, alkoolit dhe duhanit (sidomos në moshë të re).
  • ngritja e peshave të rënda
  • pasiviteti fizik
  • kequshqyerja
  • gjumi i pamjaftueshëm.

Këshilla:

  • Eshtë me rëndësi të veqantë që të ushqeheni shëndetshëm dhe të konsumoni  produkte me kalcium dhe vitamine D, për të nxitur rritjen e muskujve dhe kockave. Proteinat, zinku dhe vitamina C, janë po ashtu të rëndësishme.
  • Fleni të paktën 8 orë. Organizmi i njeriut rigjenerohet dhe i relakson muskujt kur është duke fjetur.
  • Qëndroni drejt dhe mos u kërrusni. Uluni me shpinë drejt dhe shtyjeni gjoksin përpara. Aplikojeni këtë metodë deri në momentin kur ju ta adoptoni si qëndrim tuajin natyral. Duke qëndruar drejtë ju do ti dhuroni vetes disa centimetra më shumë.
  • Merruni me aktivitete fizike. Këshillohuni me trajnerin tuaj për të bërë ato ushtrime të cilat nxisin zhvillimin dhe zgjatjen e trupit.