Këshilla për moshën 45 +

 

Dhimbje e kokes shkaktohet nga faktore te ndryshem, duke filluar nga ndryshimet e dietes, stresi i tepruar e deri tek ekspozimi ndaj dritave fluroshente.

Ekëzistojne barëra nga më te ndryshmet të cilat përdoren per të larguar dhimbjen e kokes shpejtë dhe në mënyrë efikase, mirëpo, këto barëra shpeshëherë kanë sjellur me vete edhe efekte të ndryshme anësore. Për këtë arsye një studim i realizuar së fundmi ka prezentuar disa metoda natyrale të largimit të dhimbjes së kokës.

  1. Uji
    Dehidratimi është shkaktari kryesorë i dhimbjeve të kokës. Preferohet që çdo njeri të pijë së paku 12 gota ujë në ditë në mënyrë që të shmangë dëmtimin e organeve të ndryshme në trupin e tyre dhe gjithashtu të shmangë kokëdhimbjen. Prandaj pini ujë edhe atëherë kur keni dhimbje të kokës, pasi që dhimbja mund të ju kalojë brenda minutave.
  2. Vaji i Eukaliptit
    Ky vaj ka përdorim të gjerë në mjekësi për shkak të vetive të tijë anti-inflamatore dhe aftësisë për të larguar dhimbjet. Merrni disa pika të këti vaji dhe masazhoni ballin, supet dhe qafen tuaj për të larguar dhimbjet e muskujve, të sinusëve dhe shumë shkaktarëve të tjerë që nxisin kokëdhimbjen.
  3. Kanella
    Nëse dhimbja e kokës është shkaktuar nga ekzposimi në motin e ftohtë, përdorni një qull nga kanella me ujë për lehtësimin e dhimbjeve të kokës tuaj. Aplikojeni masën në ballë për rreth 30 minuta dhe më pas butësisht fshijeni atë me një peshqir.
  4. Masazhi
    Masazha rrit fluksin e gjakut dhe lehtëson tensionet e muskujve. Për të ndihmuar në lëhtësimin e dhimbjeve të kokës preferohet që në ballë, qafë,supe dhe shpinë të bëni një masazh me lëvizje rrethore. Brenda pak minutave ju do të vëreni lehtësimin e dhimbjeve.
  5. Pikat e presionit
    Me gishtin e madh dhe gishtin tregues ushtroni presion duke e masazhuar urën e hundës tuaj. Nervat në këtë pjesë të duarve janë të lidhura direkt me enët e gjakut të ballit. Duke ushtruar masazh në këtë formë ju do të kufizoni enët e gjakut në ballin tuaj duke bërë që automatikisht të lehtësoni dhimbjet.