Largoni lëkurën e errët tek bërrylat, gjunjët dhe nënsqetullat
Lëkura e errët në zona të cakuara është një fenomen që paraqitet pothuajse tek çdo njeri. Shkaktarë i këtyre zonave të errëta konsiderohen mungesa e higjenës, gjenetika dhe fërkimet.
Disa mënyra sit ë heqni qafe zonat e errëta në brylla, gjunjë dhe nënsqetulla.
- Soda e Bukës
Përzijeni një lugë sodë të bukës me 1 gotë qumësht. Përbërjen e fituar aplikojeni në zonat në të cilat dëshironi të largoni lëkurën e errët duke e masazhuar. Për rezultate më të mira aplikojeni 2 herë në ditë. - Sharfan indie, mjaltë dhe qumësht
Përzijeni sharfanin e indisë me mjaltë dhe qumësht derisa të formoni një përbërjë në formë paste. Aplikojeni përbërjen e fituar në zonat e errëta dhe lëreni të qëndrojë ashtu për 20 minuta. Për rezultate më të mira aplikojeni çdo mbrëmje. - Sheqer dhe vaj ulliri
Përzijeni sherqerin me vaj të ullirit dhe aplikojeni atë në zonat e errëta dhe lëreni të qëndrojë ashtu për 15 minuta. Pastrojeni më pas me ujë të nxehtë. - Limon me mjaltë
Përzijeni lëngun e limonit me një lugë mjaltë. Aplikojeni përbërjen e fituar në zonat problematike. Aplikojeni deri sa të arrini rezultatet e dëshiruara.








