Studime dhe Hulumtime

Për shumë vite me radhë, shkencëtarët kanë dhënë hipoteza dhe mendime të ndryshme në lidhje me ilaçet që duhet të përdoren për të trajtuar njerëzit që vuajnë nga depresioni. Sidoqoftë, shumica e këtyre ilaçeve kanë rezultuar të padobishme ose me efekte anësore.  Por, pas shumë analizave siq duket shkencëtarët më në fund janë pajtuar se kanë gjetur ilaçin e vërtetë i cili mund ta shërojë depresionin.

Rezultatet e kërkimeve tregojnë se depresioni mund të kurohet me ketaminë – një drogë e cila deri më tani është përdorur si qetësues për kuajt. Shkencëtarët theksojnë se përdorimi në doza të vogla i ketaminës  mund të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga sëmundjet mendore.

Dr. Carlos Zaratë shtoi se rezultatet e ketaminës janë se ajo jep efekt shumë të shpejtë anti-depresiv. Ai tha se kjo drogë përdoret edhe si anestezik në operacione të ndryshme në mjekësine moderne.