Receta ushqimi

Në ditët e sotme, fjetja është bërë një problem global. Aktivitetet e shumta ditore dhe stresi shkaktojnë probleme me gjumin për shumë njerëz. Ndërsa, është vërtetuar shkencëtarisht se mungesa  gjumit shkakton dëmtime të pariparueshme për trurin dhe trupin e njeriut.

Gjumi është koha gjatë së cilës trupi juaj “rimëkëmbet”. Gjatë gjumit trupi juaj i liron të gjitha toksinat e ndërtuara gjatë ditës.

Nëse për ndonjë arsye të caktuar e keni të vështirë të bini në gjumë, atëherë ju duhet ta provoni këtë çaj nga bananja i cili ju mundëson që ti shmangni një sërë medikamentesh dhe trajtimesh mjekësore.

Si funksionon ky çaj:
Lëvoret e bananes përmbajnë sasi të larta të kaliumit dhe magnezit. Të dy këto minerale ndihmojnë në relaksimin e muskujve.

Receta:
Para se të filloni pregaditjen, sigurohuni që këto banane janë plotësisht organike. Bananet konvencionale janë të ngarkuara me pesticide të dëmshme dhe ju duhet ti shmangi.

Pregaditja e këti çai ju merr kohë rreth 10 minuta dhe mund ta pini çdo natë para se të shkoni në krevat.

Përbërësit:
1 banane organike
1 tenxhere e vogël me ujë
1 pjesë e vogël kanellë

Udhëzime:
-Preni të dy skajet e bananes dhe vendosni në tenxheren me ujë të valë
-Lëreni të vlojë për rreth 10 minuta
-Duke përdorur një kullesë, derdhni ujin në një gotë të madhe
-Hedhni kanellën në lëngun që gjendet në gotë
-Pini atë një orë para se të shkoni për të fjetur