Studime dhe Hulumtime

Sipas një studimi të realizuar në Gjermani, rezulton se gjatësia e trupit te njeriut mund të jetë percaktuese për sëmundjet që mund të vuajnë ai.

Sipas studimit personat me trup të gjatë, rrezikohen më pak që të preken nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2, por në anën tjetër janë më shumë të ekspozuar ndaj kancerit.

Udhëheqësi i studimit professor Schulze, nga instituti Gjerman i të ushqyerit të njeritu thotë se: “Të dhënat epidemiologjke tregojnë se sa më i gjatë të jeni aq më shumë jeni te rrezikur nga kanceri. Ai shton se rritja e rrezikut të prekjes me kancer rritet per 4% për cdo 6.5cm gjatësi, ndërsa thekson se rreziqet e tilla si sëmundjet e zemrës dhe diabetit zvogëlohen për po të njejtën diferencë.

Profesor Norbert Stefan ka shtuar se : “njerëzit më të gjatë janë më pak të ndjeshëm ndaj insulinës dhe kanë më pak yndyrë në mëlçi. Kjo situatë e shpjegon rrezikun e ulët për tu prekur nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2”.

Hulumtimi konkludon se aktivizimi i insulinës si faktorë në rritje, ndikon tek rritja e rrezikut për tu prekur nga kancerët e tillë si a i gjirit, i zorrës së trashë, i melanomës etj.