Këshilla Shëndetësore

Vezët përveq që mund të përdoren si ushqim cilësor dhe i shëndetshëm, ato gjithashtu mund të përdoren edhe në fusha të tjera si të kozmetikes apo artit.

Përdorimi i vezes si shampon për flokë
Vezët mund të ju ndihmojnë që të keni flokë të shëndosha dhe me shkëlqim. Mjafton që te masazhoni kokën me një vezë të plotë dhe pastroni me ujë te ngrohtë.

Përdorimi i vezes si maskë për rrudha
Vezët mund të ju ndimojnë që të minimizoni rrudhat në fytyrën tuaj. Ndajeni të bardhët nga e verdha dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë.

Përdorimi i vezes si vegël arti
Vezët përmbajnë squfur, i cili ndihmon bizhuteritë të shkëlqejnë. Vetëm nxirreni të verdhën e vesë dhe vendoseni në një enë ku ju mund të fërkoni bizhuteritë. Pastaj për të eleminuar erën e keqe vetëm i pastroni me ujë të ngrohtë.

Përdorimi i vezes si vitaminë për bimë
Veza përmbanë shume kalcium dhe mu për këtë arsye ajo mund të nxisë rritjen e bimëve. Ju vetëm vendosni përmbajtjen e saj në rrënjët e bimëve.