Receta ushqimi

Kafja është një pije që sipas shkencëtarëve mund të zëvndësohet me një lloj tjetër pije që shërben në vend të saj. Ajo duket tamam si kafe, me ndryshimin e vetëm që është e gjelbër. Kjo pije është shumë e vlefshme, sidomos në mesin e atyre që nxisin mënyrë jetese të shëndetshme.

Çaji pluhur i gjelbër quhet “Matcha” dndryshe do të thotë ccaj pluhur. Kjo pije përbëhet nga gjethet e çajit jeshil dhe është e pasur me antioksidantë.

Çaji matcha ka ekuivalentin ushqyes të 10 gota të çajit të gjelbër normal, si dhe 137 herë më shumë antioksidantë. Edhe pse ne kemi filluar të dëgjojmë në lidhje me këtë pije të mahnitshme vetëm kohët e fundit, “Matcha” ka qenë e popullarizuar në Japoni që nga viti 1191.

Ky çaj është burim i pasur i antioksidantëve, të quajtur polifenols të cilat kanë rezultuar efektive kundër problemeve të zemrës, kancerit, sheqerit të lartë. Sipas studimeve të realizuara mësohet se ky është një ccaj që mund të stimulojë mirëfunksionimin e metabolizmit dhe të ngadalësojë rritjen e qelizave të kancerit./albeu.