Këshilla Shëndetësore

Shumë njerëz të tjerë, veçanërisht ata me nje histori familjare të sëmundjes Alzheimer, jetojnë me frikën e trashëgimit të kësaj semundje. Por nuk ka nevojë për panikë, nëse ju ndodhë të harroni se ku e keni lënë telefonin ose qelësat nuk do të thotë që ju jeni të lidhur me Alzheimerin.

Këtu janë disa shkaqe të shpeshta të humbjes së kujtesës:

  1. Nderprerja e frymëmarrjes gjatë gjumit
    Ky fenomen manifestohet me ndërprejen e frymëmarrjes në momente të caktuara gjatë gjumit. Sipas National Sleep Foundation, humbja e kujtesës dhe vështirësitë për të mësuar janë si pasoje e këtij fenomeni. Shumë individë me këtë simptomë përdorin maska të veqanta të njohura si maska “CPAP”, për të rregulluar frymëmarrjen e tyre, ndërsa ata flenë.
  2. Sulmet e vogla
    Përderisa sulmet e mëdha të zemres mund të rezultojnë me fatalitet, sulmet e vogla dhe të heshtura mund të ndikojnë në humbjen e kujtesës. Vështërësitë me kujtesën gjithashtu mund të jenë një paralajmërim për një sulm të madh, prandaj nëse vëreni ndonje ndryshim dhe vështërësi në të folur, lëvizshmëri dhë të menduar, atëherë kontaktoni mjekun menjëherë.
  3. Receta e ilaçeve
    Sipas Food and Drug Administration në SHBA, disa ilaçe mund të shkaktojnë humbjen e kujtesës. Sipas të dhënave nga ky institut është vërtëtuar se përdorimi i disa medikamenteve të caktuara mund të shkakojë efekte anësore duke e dobësuar kujtesën.
  4. Mangësi e vitaminës B12
    Mungesa e vitaminës B12 shkakton vështërësi me kujtesën afatë-shkurtër. Kur përcillet me simptoma të tilla si: ndjesi të çuditshme të tilla si mpirje në gjymtyrë, anemi, lodhje, halucinacione etj. Humja e kujtesës mund të jetë një tregues se ju nuk jeni duke u ushqyer mjaftueshëm me vitamin B12.
  5. Depresioni dhe Ankthi
    Sipas një studimi të publikuar nga Journal of Medicine, depresioni mund të shkaktojë simptoma të tilla si lodhja dhe humbja e kujtesës. Në shumë raste kur depresioni dhe ankthi janë trajtuar në mënyrë të duhur, funksioni i kujtesës është restauruar dukshëm.