Efektet negative të ujit me limon
Për efektet pozitive të lëngut të limonit tashmë është shkruar mjaftueshëm dhe të gjithë jemi të njohur me vetitë shëruese të tij. Por, sipas studimeve të fundit konsumimi i këti lëngu mund të ketë edhe disa efekte anësore.
Lëngu i limonit mund të ndikoj negativisht nëse konsumohet nga personat me stomak të ndjeshëm pasi që ky lëng përmbanë sasi të larta acidike. Gjithashtu përdorimi i lëngut të limonit si maskë për fytyrë në lëkurë të thatë mund të shkaktojë acarime.
– Disa efekte të tjera anësore nga konsumimi i lëngut të limonit me ujë janë:
- largon smaltin e dhëmbëve
- dehidraton lëkurën
- shkakton ulçerën
- shkakton urinim të shpeshtë.
Prandaj, që ta shmangni pirjen e drejtpërdrejtë të lëngut të limonit, preferohet që ta kombinoni atë me ndonjë ushqim ose pije tjetër.