Ushqehu shëndetshem

Lëngu çudibërës, i gjelbër, që shkatërron qelizat e kancerit dhe shëron aneminë

Lakra, si dhe lëngu i saj, janë burim i mirë për tiaminë, magnez dhe fosfor, e është burim për fibra dietale, vitamina C, K, B6, acid folik, kalcium, kalium dhe mangan. Ja edhe disa veti shëruese të lakrës

Mbron nga kanceri

Lëngu i lakrës është shumë efektiv si parandalim dhe në shërimin e llojeve të ndryshme të kancerit. Krahas kësaj, lëngu i lakrës është burim i hatashëm për izocianatë, substance që merr pjesë në parandalimin e kancerit në mushkëri, lukth, të gjirit, sorrës së trashë dhe prostate, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përmirëson funksionet kognitive

Lakra është burim i shkëlqyeshëm i substancave, që përmirësojnë funksionimin mendor, përqendrimin dhe kujtesën, e njëkohësisht pakësojnë rrezikun për demencë dhe Alzheimer.

Mbron shëndetin e zemrës

Lëngu nga lakra është burim për selino, që përmirëson shëndetin e zemrës dhe sistemit të enëve të gjakut. Përmban edhe sasi të lartë të aminoacideve omega 3, që parandalon sëmundjet e enëve të gjakut.

Shëron aneminë

Niveli i lartë i acidit folik, që përmban, këtë lëng e bën të shkëlqyeshëm për prodhimin e qelizave të gjakut. Duke e konsumuar për ditë, lëngu nga lakra në mënyrë natyrale e shëron aneminë.