Bukuri

Lëkura juaj tregon shumë për shëndetin tuaj. Ajo shpeshëherë reflekton mënyrën se si ju ushqeheni dhe jetoni.  

Shumë njerëz përballen me probleme të ndryshme të lekurës së fytyrës. Ata shpeshë ankohen për lëkurë të yndyrshme dhe të papastër. Edhe pse ekëzistojnë barëra të ndryshme për trajtimin e tyre, shumë nga to nuk japin efektet e dëshirueshme ose për më tepër japin efekte anësore.

Sidoqoftë, një recetë e re e prezentuar në vazhdim ka rezultuar shumë e suksesshme në luftimin e puçrrave, rrudhave dhe shenjave duke i dhënë lëkurës tuaj butësi dhe rrezatim.

Edhe pse kjo maske bënë mrekulli, ajo nuk duhet të përdoret apo të aplikohet në vende të tjera të trupit përveq fytyres.

Përbërësit:
1 lugë çaji mjaltë
½ lugë çaji arrëmyshk
1 lugë çaji të lëngut të limonit
½ lugë çaji kanellë

Udhëzime:
1. Përzieni përbërësit e thatë në një gotë
2. Shtoni mjaltë dhe limon në përzierje.

Përdorimi:
1. Aplikoni maskën për një fytyrë të pastër dhe të thatë. Shmangni zonat përreth gojës dhe syve.
2. Leni atë në lëkurën tuaj për 30 minuta. Nëse keni lëkurë të ndjeshme vetëm 10 minuta.
3. Pastrojeni me ujë të ngrohtë.