Aktualitete

Kardiologët e QKUK-së e kanë pezulluar grevën e nisur ditë më parë, pas hetimeve që Prokuroria ka filluar ndaj tyre.

Kjo ka ndodhur pas një takimi që ka pasur sot ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani me kardiologët e futur në grevë, me përfaqësuesit e Sindikatës dhe drejtorin e SHSKUK-së, Curr Gjocaj.

Aty është marrë vendimi që të ndërpritet greva e kardiologëve.

Ministri Imet Rrahmani ka kërkuar edhe një herë që të ndalet linçimi i mjekëve. Kurse, kreu i sindikatës, Blerim Syla, ka kërkuar që të zhvillohen hetime ndaj të gjithëve, por edhe ndaj atyre që i publikuan emrat e mjekëve, ku sipas tij, ata u linçuan publikisht.