Këshilla për moshën 45 +

Pas një ditë të gjatë në punë ju mund të vëreni se këmbët tuaja fillojnë të bymehen. Një fenomen i tillë ndryshe quhet edhe si edemë.

Ënjtja e këmbëve mund të jetë normale mirëpo, ajo gjithashtu mund të jetë një shenjë per një gjendje të rëndë shëndetësore.

Çka ështe edema?
Edema ështe nje ënjtje e shkaktuar nga lëngjet e tepërta të bllokuara në indet e trupit tuaj, zakonisht në këmbë dhe shputa.

Simptomat më të zakonshme:
– tërheqja ose shkëlqimi i lëkurës
– lëkura që groposet per një kohë të më të gjatë pas një shtypje të lehtë
– rritja e barkut

Edema shpeshë shkaktohet nga shtatëzania, plagoosja, infeksionet, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e veshkave dhe mëlçisë.

Si të trajtohet :

  1. Pushoni këmbët tuaja
    Në rast se e keni edemën, sygjerohet që ti laroni këpucët dhe të shtriheni në kurriz pasi që qëndrimi i gjatë i ulur ka mundur të ju shkaktojë shtrëngim të enëve të gjakut rreth belit dhe gjunjëve. Ndërsa rrini të shtrirë vendosni këmbët tuaja mbi nje jastëk ose karrike për të nxitur gjakun të rrjedh më shpejtë.
  2. Masazh
    Preferohet që ti bëni masazh zonave të prekura për të liruar lëngun e akumuluar në inde. Ju mund të përdorni edhe akullin mirëpo nuk preferohet ta mbani më shumë se 20 minuta.  Gjithashtu shmangni ushqimet që përmbajnë shumë sheqer dhe kripë, pasi që konsumimi i tepërt i kripës dhe sheqerit do të bëjë që trupi juaj të ruaj më shumë rezerva të ujit.
  3. Merrni më shumë magnesium
    Magnezi ndihmonë për të lehtësuar dhimbjet e muskujve që mund të shkaktohen nga edema.
  4. Merrni produkte që permbajnë substance diuretike
    Këto produkte ju ndihmojë që të bëni lirimin e lëngjëve të ruajtura nga indet e trupit tuaj. Në këto produkte përfshihen majdanozi, panxhari, rrushi, bishtajat, zarzavatet me gjethe, ananasi, kungulli, qepa dhe hudhra.
  5. Ushtroni
    Ushtrimet shkaktojne kontraktime të muskujve të cilat ngushtojnë dhe zgjerojnë enët e gjakut dhe e sjellin gjakun përsëri në zemër. Nëse keni kaluar një kohë të gjatë ulur, sygjerohet të shrini këmët dhe gjunjët tuaj për disa orë gjatë ditës. Është gjithashtu e rëndësishme të shmangi kryqëzimet e këmbeve kur ju jeni ulur.

    Nëse edema vazhdon dhe shoqërohet edhe me dhimbje gjoksi, gulçim dhe dhimbje koke, bisedoni me mjekun tuaj.