Këshilla për shtatzënat

Që të siguroheni që foshnja juaj po përparon në mënyrë të drejtë, duhet të kontrollohen lëvizjet e saj çdo ditë.

Ja disa këshilla me ndihmën e të cilave mund të kontrolloni lëvizjet e foshnjes pas javës së 20 të shtatzënisë:

– Gjithsesi numëroni lëvizjet e frytit së paku një herë në ditë.

– Planifikoni numërimin në kohë të caktuar gjatë ditës, dhe përsëriteni çdo ditë, në kohë të njejtë.

– Duhet ti keni parasysh vetëm gjuajtjet me këmbë dhe lëvizjen e foshnjes. Lëvizjet e lehta të foshnjes nuk duhet numëruar. Në mënyrë që të bëni dallimin në mes të pastrimit të stomakut dhe lëvizjeve reale të foshnjes, mundohuni që ti numëroni lëvizjet rreth 2 orë pas ushqimit.

– Mund të shtriheni në anën e majtë (sepse është më mirë për qarkullimin tuaj) derisa numëroni.

– Shkruani kohën kur keni filluar të numëroni. Nëse foshnja është e shëndetshme, do të ndjeni rreth 10 lëvizje gjatë 50-60 minutave.

Kur do të duhej të brengoseshit?

Kur ndjeni që foshnja nuk lëviz së paku 10 herë gjatë një ore, apo edhe më keq, nëse nuk lëviz së paku 10 herë gjatë 12 orëve, ju lutemi që të vizitoni mjekun tuaj menjëherë.

Nëse mjeku juaj nuk punon atë ditë, shkoni në spital, që të ju kontrollojnë. Sigurisht do të duhej që të bëni një kontrollë me ultrazë, që të verifikohet gjendja e foshnjes./bebaime.