Këshilla Shëndetësore

Etja mund të jetë e besdishme kohë pas kohë, por ajo kurr nuk bënë të injorohet.

Uji përbënë më shumë se dy të tretat e trupit të shëndetshëm të njeriut. Ai ndihmon tretjen, largon toksinat dhe e mbanë lëkurën të shëndetshme. Kjo ështe arsyeja se pse ju duhet që gjithmonë të pini ujë si gjatë ashtu edhe para dhe pas çdo ngrënie.

Disa shenja paralajmëruese të dehidrimit që duhet ti kushtoni vëmendje:

1. Dridhjet e papritura të zemrës
Kur sasia normale e ujit në trupin tuaj reduktohet, ju do të përjetoni çrregullime në ekuilibrin e mineraleve (kripërave dhe sheqerit) në trupin tuaj. Dridhjet e papritura të zemrës shkaktohen zakonisht kur ka nivel të ulët të këtyre mineraleve në gjak.

2. Era e keqe e gojës
Përshtyma përveq që i mbronë dhëmët nga prishtja dhe sëmundjet e tjera, ajo gjithashtu parandalon erën e keqe të gojës. Mungesa e ujit do të thotë reduktim i përshtymës dhe rritje e numrit të bakterieve të cilat shkaktojnë edhe erën e keqe të gojës.

3.  Kokëdhimbjet
Truri mbështjellet nga një lëng i caktuar i cili e mbronë atë nga dëmtimet nga kafka. Nëse ky lëngë zvogëlohet, truri juaj mund të fillojë të bëjë presion kundër kafkës tuaj dhe në këtë mënyrë të shkaktojë kokëdhimbje. Gjithashtu dehidratimi shkakton kokëdhimbje sepse e ulë furnizimin me gjak në tru, që do të thotë më pak oksigjen dhe glukozë.

4.  Lëkura dhe buzët e thara
Lëkura juaj përmbanë 30% ujë, e cila e bënë atë më elastike dhe më të butë. Vaji që e prodhon lëkura e pengon ujin që të avullohet. Megjithatë, faktorët e tillë si dushi, temperatura dhe infeksionet e lëkures mund të çojnë në norma të larta të avullimit të ujit duke e lënë lëkurën tuaj të thatë dhe të egër. Pirja e mjaftueshme e ujit do të ndihmojë në parndalimin e këtyre fenomeneve duke e ruajtur trashësine dhe dendësine e lëkurës ne nivelin normal.

5.  Ndyshime të tjera
Mungesa e ujit, mund të prodhojë edhe ndryshime të tjera fizike dhe psikike. Dehidratimi mund të shkaktojë probleme me kujtesën afatë-shkurtër, aftësinë aritmetike, aftësitë psikomotorike dhe aftësitë përceptuese.  Ajo gjithashtu mund të shkaktojë lodhje, konfuzion, zemërim, ndryshime të presionit të gjakut, mungesë të energjisë etj.