Ushqehu shëndetshem

Sheqeri është kokaina e re. Kështu e ka cilësuar eksperti i humbjes në peshë, doktori Sally Norton varësinë që krijojnë njerëzit ndaj sheqerit, varësi që sipas tij është e dëmshme aq sa kokaina.

Duke iu referuar një shkrimi të “Daily Mail” sheqeri është shumë i rrezikshëm sepse është shkaktar i obezitetit, dy llojeve të diabetit, kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, shkruan tvklan.

Sipas ekspertëve, sa më shumë sheqerna të konsumojmë, aq më shumë do kemi nevojë për ta shtuar këtë dozë, sepse receptorët ngopen me sheqer, e nevojitet një dozë më e lartë që ne të marrim të njëjtën ndjesi dhe kënaqësi që merrnim në fillim.

Të njëjtat efekte dhe sjellje provokon droga, edhe alkooli. Gjithmonë njerëzit e varur ndaj tyre kërkojnë më shumë, sepse e njëjta dozë e humb efektin që jepte fillimisht.

Nëse ndjeni një nevojë të vazhdueshme për të ngrënë ëmbëlsira, pa arritur të ngopeni, sidomos në këtë periudhë të vitit, me siguri keni varësi ndaj sheqerit.

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se sasia e sheqerit që duhet të konsumojë një individ në ditë është 6 lugë kafeje. Është e vështirë që të llogarisësh sheqernat që përmban çdo ushqim, por ekspertët ngulmojnë që sasitë e sheqerit që konsumohen duhet të jenë në nivele të ulta.

Një tjetër arsye për të patur kujdes nga sheqeri, është fakti që përdorimi i ushqimeve të ëmbla, ashtu si drogat abuzive, sjell çlirmin e Dopaminës, substanca që përmban adrenalinë  dhe ju jep një gjendje të kënaqshme nga e cila krijoni varësi./PO.