Këshilla Shëndetësore

Përgjatë historisë akulli në kulturën kineze ka pasur një vend të rëndësisë së veçantë.  Përveq të tjerave, akulli ka gjetur përdorim edhe në mjekësinë tradicionale kineze e cila e ka përdorur presionin e akullit per të manipuluar me meridianët e trupit.

Është e rëndësishme që se pari të kuptojmë konceptin e sistemit meridian brenda konteksitit të filozofisë se lashtë kineze.

Praktikuesit e këtij arti besojnë se trupi përmbanë energji të cilës i referohen si “Q”. Kjo energji udhëton nëpër rrugë përgjatë tërë trupit tonë por që nganjëherë këto “autostrada” energjike mbyllen dhe bllokohen. Kjo situatë besohet se shkakton sëmundjet fizike dhe çrregullimet psikologjike.

Në mënyrë që të lehtësoni këto dhimbje, ju duhet ti hapni rrugët e qarkullimit të këtyre energjive brenda trupit tuaj.

Çdo meridian në këtë sistem e ka një pikë të veçantë dhe çdo pikë është e lidhur më një organ të caktuar.

“GV16 “ apo “Feng Fu” ështe gjithashtu një nga këto pika. Ajo ndodhet në bazën e kafkës (shiko foton) dhe quhet edhe si “rezidenca e erës”.

Kjo pikë e meridianit mund të promovojë mirëqenien e përgjithshme në mesin e shumë përfitimeve të tjera siq janë :
– përmirëson tretjen
– rrit sistemin imunitarë
– përmirëson sistemin e frymëmarrjes
– forcon sistemin kardiovaskularë
– përmirëson çrregullimet neurologjike
– zvogëlon hipertensionin
– përmirëson çrregullimet psikologjike
– redukton stresin dhe ankthin
– largon kokëdhimbjen dhe migrenen.

Terapia me akull
Merrni një shallë dhe lidheni rreth kokës për ta mbajtur akullin në poicionin e duhur.
Akulli duhet të vendoset në bazën e kafkës dhe duhet të lihet aty për rreth 15-20 minuta.
Akulli, natyrisht duhet të jetë i fortë dhe mund të ju duket i pakëndshm në momentet e para të kontaktit me lëkurën e kafkës.
Kjo metodë duhet të përsëritet dy herë në ditë. Një herë në mëngjes dhe një herë para se të flini.

Vërejtje: Kjo metodë nuk rekomandohet për gratë shtatëzëna, për ata që kanë stiumules kardiak dhe për këdo që ka qenë i diagnosifikuar me skizofreni.