Konsumoni bizele për një shikim më të mirë
Bizelet janë të pasura me “Luteina”, një element i domosdoshëm për shëndetin e syve.
Ky element natyral është i përqendruar tek retina e syrit, dhe aktiviteti i saj antioxidant mbron si nga katarakti (perdja e syrit), ashtu edhe kundër degjenerimit makular.
Degjenerimi makular është shkaktari kryesor i humbjes së rëndë të shikimit te njerëzit mbi 60 vjeç. Ndodh atëherë kur pjesa e vogël qendrore e retinës e njohur si makula, shkatërrohet.
Gjithashtu vitamina A ndihmon në ruajtjen e shëndetit të syrit./albeu.