Këshilla Shëndetësore


Të rinjëve të cilëve u janë përshkruar ilaqe kundër depresionit nga mjeku, u janë shtuar dyfish shancet për vetëvrasje dhe agresivitet.

Sipas British Medical Journal, studimi ka marrur për studim rreth 70 mostra nga 18,526 pacientë dhe në bazë të studimit të historisë së sjelljeve të tyre është konkluduar se ilaqet anti depresive kanë efekte anësore duke e rritur dyfish rrezikun për vetëvrasje dhe shfaqje të agresivitetit tek të rinjët, fëmijët dhe adoleshentët por jo edhe tek të rriturit.

Autorët e studimit sygjerojnë forma alternative të trajtimit të rinjëve kundër depresionit. Ata rekomandojnë tretmanet e tilla siq janë ushtrimet psikoterapike.

Shirley Reynolds nga Universiteti i Readingut ka thënë se rezultatet e dala nga ky studim u bëjnë të mendoni dy herë para se të vendosni të merrni ilaqe të tilla. Ajo shtoi se: “një kombinim në mes të anti depresivëve dhe trajnimeve psikologjike do të mund të prodhonte rezultate më të mira në luftën kundër kësaj sëmundje”.

Sidoqoftë, ka pasur edhe të atillë që e kanë kundërshtuar këtë studim. Shirley Reynolds nga një institut i Madridit ka deklaruar se studimi nuk kishte dhënë asnjë rast të vetëm të vdekjes dhe se numri i pacienëve të studiuar ishte tejet i vogël, prandaj sipas saj rezultatet e këti studimi nuk është se janë të qëndrueshme.