Këshilla Shëndetësore

Ju ndoshta nuk e keni menduar kurrë një gjë të tillë. Por në fakt dhjetëra njerëz vdesin gjatë dimrit si pasojë e neglizhences së tyre ndaj këtij rreziku.

Monoksidi i karbonit është quajtur edhe “vrasësi i heshtur”, për shkak se ështe nje gaz që ju humbet vetëdijen në minuta dhe gjithashtu nuk përmbanë erë, ngjyrë dhe shije.

Siq raporton Washington Post, një familje nga New Jersey që po udhëtontë në një stuhi dëbore kishin ngelur të ngujuar nga bora në mes të rrugës. Si pasojë e bllokimit babai kishte lënë makinën e ndezur për ti mbajtur ngrohtë gruan dhe dy fëmiijët e ti të moshës 1 dhe 3 vjeqare, ndërsa ai kishte dalur për ta larguar borën. Përderisa ai po mundohej të largonte borën nga makina e ti, ai vërejti se të gjithë anëtarët e familjes së ti brenda makinës kishin rënë në gjumë. Kur babai shkoi për ti kontrolluar, ai pa se ata nuk po zgjoheshin më. Fatkeqësisht, me të ardhur ndihma e shpejtë u konfirmua vdekja e nënës dhe fëmiut 1 vjeqarë. Ata thanë se deri tek vdekja kishte ardhur si pasojë e monoksidit të karbonit të cilin tubi i makinës nuk kishte mundur ta plasonte jashtë. Ndërkaq djali 3 vjeqar ishte ende i gjallë por në gjendje kritike.
Policia theksoi se kjo çdokush mund të bënte një gabim të tillë. Ata sygjerojnë që gjatë çdo stuhie të dëborës të kontrolloni tubin e tymuesit të makinës tuaj, pasi ajo mund të ju shpëtojë jetën.

3 mënyra për të shmangur Monoksidin e Karbonit:
– gjithmonë merrni një lopatë me vete gjatë muajve të dimrit.
– sigurohuni qe tubi i makinës tuaj është i pastruar.
– kurrë mos e leni makinën tuaj të ndezur në qoftëse ju jeni ngujuar nën dëborë.