Aktualitete

Deklaratë nga Dr. Nedret Emiroglu, drejtoreshë e Sëmundjeve Ngjitëse dhe Sigurisë Shëndetësore, Zyra Rajonale e OBSH –së për Evropën.

Virusi A (H1N1) – që zakonisht në të kaluarën është quajtur “gripi i derrave”, që më 2009 ka shkaktuar një pandemi, ka vazhduar të qarkullojë që prej atëherë si një virus sezonal i gripit human.

Në vitin 2009, popullsia e botës kishte pak imunitet ndaj A (H1N1), sepse virusi ishte i ri. Kështu që, ai shkaktoi një epidemi globale, ku numri i vdekjete të vlerësuara atë vit se mund të arrinin ishte prej 100 000 deri 400 000 njerëz.

Pas vitit 2009, A (H1N1) filloi të qarkullojë si një virus vjetor i gripit sezonal, së bashku me A (H3N2) dhe virusët B, edhe pse virusë të ndryshme mund të mbizotërojnë në çdo sezonë të gripit. Në sezonin 2015-2016, disa vende në Rajonin e Evropës janë duke u përballur me raste të rënda dhe vdekje për shkak të virusit A (H1N1).

Nuk ka dëshmi që A (H1N1) sezonal është më i dëmshëm se virusi pandemik

A (H1N1) sezonale nuk ka ndryshime të dukshme nga virusi pandemik 2009.

Që nga shfaqja e tij në vitin 2009, A (H1N1) ka qenë i njohur për shkaktimin e sëmundjeve të rënda tek të rriturit dhe të rinjë e shëndetshëm, në kontrast me virusin A (H3N2), i cili shkakton sëmundje të rënda dhe vdekje sidomos te të moshuarit. Vendet ku virusi A (H1N1) po qarkullon mund të presin një rritje në nivelin e sëmundjeve të rënda dhe vdekje te grup moshat e reja, adultët (të rriturit) e shëndetshëm, duke përfshirë edhe gratë shtatzëna.

Vaksina e gripit aktual pritet të sigurojnë mbrojtje të mirë

Për çdo sezon, një vaksinë e gripit është zhvilluar për të mbrojtur kundër virusëve në qarkullim që sugjerohet nga hulumtimet. Vaksina për sezonin 2015-2016 në hemisferën veriore përfshin A (H1N1), A (H3N2) dhe kolonitë e virusit B.

Ka indikacione se vaksina gjatë këtij sezoni është një ndeshje e mirë me shumicën e virusëve të gripit sezonal: që është se viruset në vaksina janë të lidhura ngushtë me ata virus që qarkullon në mesin e njerëzve. Prandaj, vaksina aktuale pritet të japë mbrojtje të mirë.

Grupe të caktuara të njerëzve janë në rrezik të lartë të sëmundjeve të rënda, prandaj ne në OBSH, rekomandojmë që ata të vaksinohen kundër gripit çdo vit. Kjo përfshin persona të moshës mbi 65 vjeç, banorët e institucioneve për njerëz të moshuar dhe me aftësi të kufizuara, gratë shtatzëna, apo të tjerë me sëmundje kronike të tilla si: sëmundjet e zemres apo të mushkërive, ose sëmundje kronike neurologjike si dhe fëmijët e moshës 6-59 muajsh.

Njerëzit me simptome të rënda apo simptome të pazakonta të gripit duhet të kontaktojnë mjekët e tyre

Pa marrë parasysh llojin e virusit të gripit të përfshirë, gripi është gjithmonë i pakëndshëm, por zakonisht është i lehtë dhe shumica e njerëzve shërohen shpejt. Njerëzit me simptoma të tilla si kollitja, teshtitja, dhimbje fyti, dhimbje koke dhe një temperaturë të lehtë, mund të pushojnë në shtëpi dhe të vizitojnë një farmaci lokale për këshilla dhe /ose për të marrë disa analgjetikë dhe dekongjestivë.

Njerëzit të cilët zhvillojnë ndonjë simptomë të rëndë dhe nuk përmirësohen brenda 72 orëve nga fillimi i tyre ose janë në rrezik në rritje të sëmundjeve të rënda, duhet të konsultohen me mjekët e tyre, në mënyrë që trajtimi me barna antivirale (oseltamivir ose zanamivir) të mund të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur. Një trajtim i tillë nuk duhet të vonohet duke pritur për rezultatet e testeve të gripit.