Ushqehu shëndetshem

Sipas studimeve të fundit, përfitimet shëndetësore nga konsumimi i qepës janë shtuar edhe më shumë.

Lëvozhga e qepës e cila deri më dje është konsideruar e padobishme dhe është hedhur në plehra, sot asaj i është zbuluar një vlerë e paditur më herët.
Rezultatet e studimit tregojnë se lëvozhga e qepës sjellë përfitimë shëndetësore po aq sa edhe vetë qepa, kjo pasi që ajo është shumë e pasur me flavonide dhe kuercetinë.

Lëvozhga e qepës është e ngrënshme vetëm nëse e zieni në ujë dhe e miksoni me gjellë.

Autorët kanë shtuar se lëvozhga e qepës mund të përdoret edhe për irritimet dhe problemet e tjera të lëkurës. Ndërsa, ekstrakti i qepës mund të përdorët edhe si produkt bukurie. Për flokë më të butë dhe më të lëmuar, përdorni lëngë qepe.