Ushqehu shëndetshem

Sipas studimeve të fundit, konsumimi i arrave në baza ditore paranadalon shumë sëmundje, duke përfshirë edhe sëmundjet e zemrës.

Konsumimi i rregullt i arrave ndihmon për të ulur kolesterolin e lartë në gjak, gjë që sjell reduktimin e mundësive për tu prekur nga ataku në zemër. Ato ndihmojnë gjithashtu edhe në uljen e presionit të lartë të gjakut, sëmundjeve kronike të enëve të gjakut, kancerit në prostate etj.
Shkencëtarët shprehen se këto veti kuruese vinë si pasojë e yndyrave të pangopura, proteinave, vitaminave dhe mineraleve që arrat përmbajnë.

Përveq të tjerave arrat falë përbërjes së tyre të larmishme me magnez, zink, kalcium dhe hekur kanë gjetur përdorim edhe në industrinë e kozmetikës. Ato përdoren për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe kundër rënies së flokëve.

Për përdorim kundër rënies se flokut, mjaftojnë të zieni në ujë 30 gram gjethe dhe lëvore degësh te njoma, per 15 minuta, dhe më pas me këtë leng i cili duhet te jete i ngrohtë, shpëlahet koka. Kjo metodë ndikon gjithashtu edhe në nxirjen e flokëve.