Receta ushqimi

Shumë njerëz të rritur dhe në moshë ankohen për dhimbje të vazhdueshme ne shpinë, gjunjë dhe këmbë. Dhimbjet e tilla janë të pranishme sidomos tek njerëzit që e kalojnë shumicën e kohës  ulur ose që jetojnë një jetë pa aktivitete fizike.

Ekëzistojnë mënyra të ndryshme për trajtimin e dhimbjeve të tilla duke filluar nga përdorimi i barërave e deri tek ndërhyrjet kirurgjikale. Megjithatë, kjo recetë shtëpiake e prezentuar më poshtë i ka ndihmuar shumë njerëz që ti shërojnë dhimbjet e nyjave, këmbëve dhe shpinës pa pasur nevojë për ndihmën e mjekut.

Përbërësit në këtë recetë janë përzgjedhur me kujdes sipas vitaminave që ato përmbajnë dhe janë testuar paraprakisht ku edhe kanë dhënë rezultate pozitive në të shumët e rasteve. Gjithashtu studimet kanë gjetur se njerëzit që hanë ushqime me fibra të lartë kanë nivele më të ulëta të C-reaktive (CRP) në gjakun e tyre. CRP-është një proteinë që gjendet në gjak dhe sa më i lartë të jetë niveli i CRP tek ju, aq më në rrezik mund të jeni prej sëmundjeve të zemrës, edhe në qoftë se treguesit e tjerë duken normal.

Pija që ju liron nga dhimbjet:

Përbërësit:
1 limon
1 portokall
1 gjethe selino
1 dardhë
½ e ananasit
1 fije nga rrënjët e xhenxhefilit të freskët
1 fije nga rrënjët e sharfanit
½ lugë piper i zi
½ lugë çaj të vajit të kokosit.

Udhëzime:
-qëroni dhe pastroni limonin, portokallin, xhenxhefilin dhe sharfanin.
-copëtoni në copa të vogla ananasin dhe dardhën.
-vendosni të gjithë përbërësit në një pjatë të thellë dhe përzieni derisa të marrin një formë të lëngshme.
-Konsumojeni menjëherë ose mbajeni në një kavanozë të mbyllur deri 5 ditë.