Këshilla Shëndetësore

Zbulimi i hershëm është me rëndësi jetike kur është fjala për trajtimin e suksesshëm të kancerit, sidomos kur është fjala për format agresive të sëmundjes

Këtu janë disa shenja të paralajmërimit të hershëm të kancerit të cilat zakonisht neglizhohen:

  1. Vështërsitë në frymëmarrje
    Problemet me frymëmarrje janë një shenjë e hershme e kancerit në mushkëri. Kjo simptomë shoqërohet me dhimbje në gjoks kur ju merrni frymë thellë, kur kolliteni dhe kur qesheni.
  2. Vështërësitë gjatë gëlltitjes
    Vështërësitë gjatë gëlltijës janë të lidhura direkt me kancerin esophageal.
  3. Njolla të bardha në gojë.
    Këto njolla gjenden në mishin brenda faqeve apo në gjuhë, shpesh ngatërrohen me infeksionin. Edhe pse gjendja mund të mos jetë gjithnjë e dëmshme, kanceri oral shpesh zhvillon forma të tilla njollash që mund të shndërrohen në gjëndra kancerogjene.
  4. Nyjet limfatike në fryrë dhe qafë
    Nyjet limfatike në fytyrë dhe qafë mund të tregojnë ndryshime në sistemin tuaj limfatik. Nëse vini re se nyjet tuaja limfatike janë fryrë më shumë se sa ditët e tjera, ju duhet që te konsulotoheni me mjekun tuaj.
  5. Ndryshimet në lëkurë
    Nishanet me kufij të çrregullt , me nuanca të ndryshme të ngjyrave dhe të mëdha, paralajmërojnë kancerin e lëkurës. Me ndryshimet në lëkurë lidhen gjithashtu shumë lloje të kancerit, si për shembull ai i zorrës së trashë dhe i mushkërisë.
  6. Dhimbjet e pashpjegueshme
    Një dhimbje koke që nuk largohet edhe pas mjekimeve, mund të sinjalizojë për një tumor në tru, ndërsa dhimbja e shpinës mund të jetë shenjë e kancerit të kolonës. Dhimbja e pashpjegueshme është një nga format më të përhapura të kancerit dhe gjithnjë kërkon vëmendjen e mjekut.
  7. Humbja e oreksit dhe fryerja e barkut
    Nëse ju jeni duke ngrënë më pak se zakonisht, por ende jeni duke fituar peshë në barkun tuaj, atëherë ju mund të jeni të rrezikuar nga kanceri ovarian-shenjat e të cilit vërehen shumë vonë.
  8. Gjakderdhje e zorrës së trashë
    Gjakderdhja e zorrës së trashe është një nga treguesit më të zakonshëm të kancerit kolorektal-në qoftë se ju vini re gjak në banjë, kjo është një arsye e mjaftueshme për të vizituar mjekun.
  9. Lodhja e tepët
    Nëse ndjeheni të lodhur edhe pse nuk keni bërë asnjë aktivitet fizik dhe keni pushuar gjatë tërë ditës, atëherë është mirë që të bisedoni me mjekun tuaj pasi që kjo simtomë është një shenjë e kancerit e cila lidhet veçanërisht me leukeminë.
  10. Ndryshimet në thonjë
    Thonjët tuaj janë një tregues i shkëlqyer i shëndetit tuaj të përgjithshëm-në qoftë se ju vini re një ndryshim të papritur në cilësi apo në ngjyrë të thonjëve, atëherë duhet ta vizitoni mjekun tuaj menjëherë.