Ushqehu shëndetshem

Nese ju ndodhë që gjatë ditës të ndjeheni të lodhur dhe pa energji, atëhere këto kështilla në vazhdim do të ju ndihmojnë të riktheni energjinë tuaj dhe të ndjeheni të freskët gjatë tërë ditës.

Ushtroni
Ushtroni çdo ditë të paktën 10 minuta para se të dilni nga shtëpia. Ushtrimet do të ju bëjnë të ndiheni më në formë dhe të gatshëm për tja filluar ditës suaj të gjatë.

Ushqehuni shëndetshëm
Kujdesuni që asnjëherë të mos dilni nga shtëpia pa ngrënë mëngjes. Preferohet që të hani ushqime frutash, vezë ose drithëra.

Shmangni ushqimet e yndyrshme
Ushqimet që përmbajnë yndyrë do të bëjnë që ju gjatë tërë ditës të ndiheni të rënduar dhe pa motivim. Kujdesuni që te shmangi këto ushqime në mënyrë që sistemi juaj i tretjes të hargjojë sa më pak energji për tretjen e ushqimit.

Shmangni pijet e gazuara
Pijet e gazuara përmbajnë sasi te konsiderueshme të sheqerit. Duke i shmangur pijet e tilla, ju do të fitoni energji të mjaftueshme për të pasur një ditë të frytshme në aktivitetet e juaja.

Fleni
Në rast se nuk keni bërë gjumë të mjaftueshëm, zëvendësojeni atë me 20 minuta gjumë të shkurtër gjatë ditës. Kjo do të bëjë që truri dhe trupi juaj të ndihen më të çlodhur.