Dieta

Historikisht ështe thënë se kakao dhe produktet e sajë ndikojnë drejtëpërdrejtë në shtimin e peshës. Mirëpo, nga studimet e fundit është vërtetuar se kakao përkundrazi mund të ndikojë në humbjen e peshës.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se ekstrakti i kakaos dhe procianidinët në farat e tyre frenojnë një shumëllojshmëri të enzimevetë traktit digjestiv.

Autorët e studimit theksojnë se antioksidantët nga kakao në kombinim me një dietë që nuk përmbanë shumë sheqer mund të jenë një ndihmese shumë e madhe për personat që e luftojnë mbipeshën. Ata në fund shtuan se përdorimi i kakaos si me ujë të nxehtë si me ujë të ftohtë jep të njejtat efekte.