Sinjalet trupore që tregojnë se e keni tepruar me konsumimin e kripës
Sipas një studimi nga American Heart Association, rreth 75% e sodiumit që ne konsumojmë vjen nga ushqimet e përpunuara dhe jo direkt nga kripa.
Hulumtimi zbuloi se zvogëlimi i konsumimit të kripës për vetëm 3 gram në ditë , do të mund të shpëtonte jetën e më shumë se 92.000 njerëzve çdo vit.
Kushtoni rëndësi shenjave të mëposhtmë pasi që ato në mënyrë indirekte u tregojnë se ju duhet të ulni sasinë e kripës në ushqimin tuaj.
1. Etja
Natriumi i tepërt ju bënë të ndjeheni të etur gjatë tërë kohës. Me rritjen e kripës, organet tuaja do të fillojnë ta drejtojnë ujin nëpër qeliza të gjakut në mënyrë që të ri-krijojnë nivelet ideale të kripës në organizëm. Si rezultat, qelizat dehidratohen dhe i dërgojnë sinjale të etjes trurit.
2. Fryrjet
Fryrjet ne bark ndodhin kur keni konsumuar rregullisht shumë natrium dhe trupi juaj fillon të ruaj lëngje për të ndihmuar organizmin tuaj të mbrohet nga kripa. Ju mund te largoni fryerjet duke bërë stërvitje dhe duke pirë më shumë ujë.
3. Edema
Edema është një lëng i ndërtuar në trupin tuaj qe shkakton enjëte në fytyrë, duar, këmbë dhe shputa. Sikurse fryrjet e barkut edhe edema është e shkaktuar nga rezervimi i ujit ne trupin tuaj si një mekanizëm për të dëbuar natriumin e tepërt.
4. Dëshira për të ngrënë më tëpër kripë
Një studim Australian ka gjetur se truri i përgjigjet natriumit njëlloj sikurse me mënyrën që do ti përgjigjej substancave të tilla si herones, kokaines dhe nikotines. Natriumi ështe shpatë më dy teha për sistemin tuaj nervorë prandaj duhet të bëni kujdes me sasië që e konsumoni.
5. Tensioni i lartë
Uji shtesë që trupi juaj e ruan nëpërmes fryerjeve dhe edemës, e ngrit tensionin e gjakut dhe vë në tendosje veshkat, arteriet, zemrën dhe trurin tuaj. Për tu përballur me tendosjen shtesë, muskujt në muret e artierieve bëhen më të fortë dhe më të trashë. Megjithatë, kjo vetëm e bënë hapsirën brenda arterieve më të vogël dhe e ngrit presionin e gjakut në nivele shumë të larta. Me kalimin e kohës, kjo mund shkaktojë sulm në zemër.