Dieta

Kjo nuk është një dietë në kuptimin e vërtetë të fjalës, më shumë bëhet fjalë për një fenomen i cili ekziston në versione të ndryshme.

Rekomandohet madje edhe deri më 2 litër jogurt për çdo dite (jogurt me përqindje të ulët të yndyrës), kurse me të mund të konsumoni edhe pemë të freskëta, por duhet t’i shmangeni jogurtit të ëmbël me sheqer.

Njëri nga versionet të dietës me jogurt duket kështu:

Dita e parë

Mëngjesi
Në mëngjes konsumoni jogurt pemësh (mund ta përgatisni vetë duke i shtuar pemë të freskëta) ose konsumoni jogurt me tërshërë.
Dreka
Zieni oriz, bëni sallatë me perime të freskëta dhe shtoni vaj ulliri. Përveç krypë dhe piper, mos shtoni mëlmesa tjera në sallatë. Për desert, përsëri përgatitni jogurt me pemë të freskëta (sikurse në mëngjes).
Darka
Para gjumit do të ju ngopë sallatë me stek pule dhe karrota. Në sallatë, përveç karrotave shtoni edhe mollë dhe vaj ulliri. Më pas, githë kësaj shtoni edhe jogurt pa yndyrë (përzieni të gjitha).

Dita e dytë

Mëngjesi
Bëni sallatë me tranguj (të cilët do ti preni në formë katrore) duke i shtuar edhe jogurt (ndryshe e njohur si tarator).
Dreka
Pjekni pak mishë pule në vaj ulliri, duke i shtuar krypë dhe piper të zi. Gjithashtu mund të shtoni edhe kërpudha, domate dhe speca. Kur perimet të zbuten, shtoni jogurt.
Darka
Dy gota jogurt duke i shtuar pemë të freskëta sipas dëshirës.

Dita e tretë

Mëngjesi
Me jogurt, përzieni pak djathë, mollë të prerë, pak kanellë dhe në fund shtoni krypë dhe pak piper të zi. Piperi i zi do të bëj që metabolizmi juaj të përshpejtohet.
Dreka
150 gram file peshku dhe sallatë me tranguj (tarator).
Darka
Zieni 100 gram testenine, shtoni një spec dhe një vezë të zier. Të gjitha këto përzieni me jogurt.

Ndikimi i kësaj diete në shëndet

Jogurti probiotik sigurisht se është i dobishëm për shëndetin tuaj. Edhe pse deri më tani nuk ekziston ndonjë provë e fortë shkencore e cila e lidhë dietën me jogurt për të rënë në peshë, përdorimi afatshkurtë i kësaj diete, sigurisht se nuk do të ju bëj dëm, por nuk rekomandohet praktikim afatgjatë i saj./femina.