Këshilla Shëndetësore

Në ditët e sotme facoletat e lëgështa gjenden gjithandej, ato janë të lehta për tu bartur dhe të thjeshta për ti përdorur. Megjithatë, në bazë të një studimi të bërë nga disa shkencëtarë të Uellsit, ka dalaur se këto facoleta janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

 

Autorët e studimit nga Universiteti i Cardifit, theksuan se në hulumtimin e tyre morrën pjesë shtatë persona të cilët përdornin facoleta të lëgështa në mënyrë aktive. Studimi gjeti se këta persona kanë mundësi më të madhe që të infektohen me bakterieve vdekjeprurëse dhe sëmundjen MRSA sesa personat të cilët nuk i përdorin këto lloj facoletash.

Ata shtuan se përdorimi i facoletave të lëgështa për pastrimin e spitaleve është gjithashtu i rrezikshme për shëndetin e njeriut, ngase ato përhapin bakterie të cilat shkaktojnë infeksione të plagëve, ethet, irritime të lëkurës dhe mund të jenë vdekjeprurëse.