Përmirësoni shikimin tuaj në mënyrë natyrale përmes këtyre 16 ushtrimeve
Kirurgjia laserike dhe syzet nuk janë mënyra e vetme për të ruajtur sytë tuaj. Pothuajse efekte të ngjashme kanë edhe ushtrimet e rregullta të muskujve që kontrollojnë lëvizjet e syve. Përveq të tjerave këto ushtrime do të ndikojnë edhe në relaksimin e syve dhe do të përmirësojnë vizionin e tyre.
Gjashtë muskujt që kontrollojnë lëvizjet e syve tuaj janë:
– Muskujt Lateral – lëvizja e syve anash larg hundës
– Muskujt Mesorë – lëvijza e syve anash afër hundës
– Muskujt Superiorë – lëvizja e syve lartë
– Muskujt Inferiorë – lëvizja e syve poshtë
– Muskujt Superiorë të pjerrët – rrotullim i syve drejt hundës
– Muskujt Inferiorë të pjerrët – rrotullimi i syve larg hundës
Sa më shumë që i levizni sytë, aq më mirë do të jetë. Lëvizjet e shpeshta përmirësojnë lëvizjen e gjakut dhe i relaksojnë muskujt e syve.
Më poshtë mund ta shihni një listë me ushtrime të lehta për sy. Këto metoda preferohen sidomos për personat që qëndrojnë për kohë të gjata para ekranit të komjuterit.