Mjedra – të mirat shëndetësore
Mjedrat kanë ngjyra të ndryshme duke filluar nga ato me ngjyrë ari, të zezë, të vjollce dhe të kuqe.
Pse duhet të konsumoni mjedrat?
Hulumtimet e fundit theksojnë se konsumimi i mjedrave ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve duke penguar përzierjen e qelizave jonormale që nxisin vdekjen e qelizave normale apo të shëndetshme.
Mjedrat gjithashtu mbrojnë shëndetin e zemrës dhe kanë fuqi që të parandalojnë plakjen e shpejtë. Për më tepër, mjedrat kanë materiale ushqyese të cilat ndihmojnë ne kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak dhe mu për këtë preferohen në masë të madhe të konsumohen nga personat që vuajnë nga diabeti.