3 Teste të thjeshta që të mësoni sa gjatë do të jetoni
Shkencëtarët dhe profesionistët shëndetësorë deklarojnë se aktivitetet e përditshme mund të tregojnë shumë mbi shëndetin tuaj afatëgjatë.
Këto aktivitete mund te ju duken të lehta dhe të parëndësishme, mirëpo me kalimin e viteve ato do të fillojnë të ju duken më të rëndësishme dhe më të vështira.
Kompletoni këto teste të mëposhtme për të kuptuar gjendjen tuaj shëndetësore të tanishme dhe
për të parashikuar problemet shëndetësore në të ardhmen.
- Balanconi veten tuaj në një këmbë
Shikoni se sa gjatë mund të qëndroni në një këmbë pa i mbyllur syte . Nëse arrini të qëndroni më shumë se 60 sekonda atëhere ju gëzoni një shëndet të mire. Nëse qëndroni 20 sekonda ose më pak ju mund të keni probleme te trurit në të ardhmen. - Uluni dhe ngrituni pa ndihmën e askujt
Uluni në dysheme dhe ngrituni pa i përdorur duart dhe gjunjët. Sipas studimeve personat që hasin në vështirësi për tu zgjuar pa i futur në funksion duart dhe gjunjët rrezikohen të vdesin brenda gjashtë viteve të ardhshme.
- Prekni gishtat e këmbëve, ndërsa jeni të ulur
Fleksibiliteti luan një rol të madh në shëndetin e njeriut. Sipas studimit një organ me pak elasticitet është shumë më i rrezikuar ndaj sëmundjeve të ndryshme, përfshirë ngushtimin e arterieve, ngushtim e mureve që qarkullojnë gjakun etj. Prandaj, studimi tregon se personat të cilët nuk mund të bëjnë një ushtrim të tillë rrezikohen që në të ardhmen të preken nga sulmet në zemër.