Lini duhanin duke konsumuar peshk
Duhanpirësit shpeshëherë ankohen se e kanë të vështirë lënien e duhanit. Por, falë disa studimeve të reja, lënja e duhanit mund të jetë lehtësuar në masë të madhe.
Hulumtimet kanë zbuluar se vaji i peshkut, konkretisht suplementi omega-3 që gjendet në këtë vaj ndihmonë duhapirësit të heqin dorë nga ky ves.
Pirja e duhanit ulë nivelin e acideve yndyrore në tru, sidomos atë të omega-3. Ndërsa, mungesa e këti suplementi shkakton dëmtime në strukturën e qelizave nervore dhe shkatërron komunikimin midis nervave në disa pjesë të trurit.
Sipas autorëve të studimit, këto pjesë të trurit janë shumë të rëndësishme gjatë vendimarrjeve dhe varësisë. Prandaj, mungesa e omega-3 bënë që truri juaj të ketë vështirësi që të marr vendim për lënjen e duhanit apo ti rezistojë dëshirës për të ndezur edhe një të fundit.