Aktualitete

Në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, në vitin 2015 ka pasur gjithsej 808 raste të reja me sëmundje malinje, numër ky afërsisht i njëjtë me vitet e kaluar, me një rritje të lehtë, kjo për shkak të vetëdijesimit dhe raportimit të rasteve.

Nga rastet e përgjithshme, 204 raste ishin me sëmundje malinje të gjirit, 152 mushkërive, 155 traktit gastrointestinal, 166 urogjenital dhe gjinekologjike, 131 kokë-qafë, indet e buta, sistemi nervor qendror dhe të tjera.

Sa i përket shërbimit të kimioterapisë janë trajtuar 120-210 pacientë në ditë, asnjë pacient i udhëzuar jashtë vendit për trajtim me kimioterapi .

“Sa i përket furnizimi me citostatikë, 85-92% të nevojave për citostatikë nga lista esenciale kanë qenë të mbuluara”, thuhet në njoftim.

Klinika e Onkologjisë në vitin 2015 ka ofruar edhe 100 349 shërbime mjekësore, 27 932 kontrolle, 19 011 aplikime të mjekimit venoz, 15 319 kimioterapi të aplikuara.

Në shërbimin e Radioterapisë aparatura ka qenë në funksion gjatë gjithë vitit, ka pasur vetëm 4 raste të udhëzuara për trajtim jashtë vendit me radioterapi. “Bëhet fjalë për pacientë fëmijë që kishin nevojë për radioterapi specifike Cyber Knife dhe Stereotaxis”, thuhet në njoftim.

Lista e pritjes është 2-3 javë për rastet kurative, 1 javë për rastet paliative, përderisa rastet urgjente trajtohen brenda ditës.

Ka pasur 15.793 seanca të radioterapisë (kurativ dhe paliativ) për pacientë Kosova, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe pjesa veriore e Shqipërisë, echodiagnostika e gjirit me 1010 raste. /telegrafi/.