5 shenja që tregojnë se ju nuk jeni duke u ushqyer si duhet
Edhe pse trupi i njeriut mund të jetë i vështirë për tu deshifruar ndonjëherë, disa shenja të caktuara mund të japin sinjale të qarta. Në rastin e 5 simptomave të më poshtme, mesazhi është lehtësisht i kuptueshëm.
Në qoftë se keni ndonjë nga këto simptoma, ju sygjerojmë të bisedoni me mjekun tuaj.
– Dhimje koke ose dhimbje të muskujve.
Është një mesazh që tregon se në menynë tuaj të ushqimit ka mungesë të magnezit.
– Aknet në fytyrë
Tregojnë se ju nuk jeni duke u ushqyer mjaftueshëm me zink. Kjo është për shkak se zinku ka efekte anti-inflamatore.
– Flokë dhe thonjë të dobët
Këto simptoma shfaqen edhe me flokët të thatë, lëkurë me luspa, plasarritje të buzëve etj. Të gjitha këto vinë si pasojë e mungesës se biotinit.
– Flokë të hollë
Kjo shenjë tregon se ju nuk jeni ushqyer mjaftueshëm me hekur. Duke marrurr sasi te duhura të kësaj lënde ushqyese në fakt ju mund të nxisni rritjen dhe trashjen e flokëve.
– Pikat e bardha në fytyrë
Gungat apo pikat në fytyrë janë shenja që tregojnë se ju nuk jeni ushqyer mjaftueshem me yndyrë. Dermatologët për raste të tilla preferojnë “omega-3”.