Receta ushqimi

 

Detoksifikimi i trupit nuk ka të bëjë vetëm me mëlçinë tuaj, ju gjithashtu duhet ti kushtoni rëndësi edhe veshkave dhe organeve të tjera të rëndësishme të trupit.
Meqë veshkat filtrojnë gjakun, nuk është çudi që ato të dobësohen jashtëzakonisht shumë kur ju bëni një jetë jo të shëndetshme. Ndërsa, nga një veshkë e dobët mund të ndikohet edhe zemra, mushkëritë dhe nyjet.

Për të pastruar trupin tuaj dhe për të filluar një drejtim të ri, provoni këta recetë e cila përbëhet nga vetëm 3 përbërës dhe që pregaditet për vetëm 3 minuta.

Përbërësit:
3 gjethe selino të mëdha dhe organike
3 fije majdanoz
1/4 ananasit
Udhëzime:
– Qëroni dhe copëtoni ananasin
– Përzieni të gjithë përbërësit me ujë të limonit dhe përzieni në mënyrë të qetë
– Shtoni pak ujë nëse masa është shumë e trashë
Përdorimi:
– Pijeni një gotë në mëngjes dhe një tjetër në mbrëmje për nje javë me rradhë.