Studime dhe Hulumtime

Nëse ju jeni në luftë kundër duhanit, lajmi i vaksinës së re me siguri do të ju gëzojë, dhe madje edhe kur ju të kuptoni se si ajo ndikon në trurin tuaj, ju nuk do të ngurrojë që ta merrni.

Për shumë duhanpirës është nikotina ajo që i tërheq dhe rruga për të iu shmangur në shumicën e rasteve përfundon si e  pasuksesshme, dhe shpesh iu sjell në krizë të nikotinës. Dhe kjo është gjithmonë arsye pse e pini duhanin përsëri.

Shumë duhanpirës  përpiqen për ta lënë këtë zakon të tmerrshëm duke përdorur flastera anti-nikotinë, apo çamçakëz, por asnjë nga këto nuk është demonstruar si mënyrë efektive, shkruan Daily Mail.

Ilaçet për ndërprerjen e duhanit kanë shumë efekte anësore, disa prej të cilave shkaktojnë rritje të shpejtë ose humbje të peshës dhe marramendje.

Përveç këtyre mjeteve, shkencëtarët për disa kohë janë përpjekur ta gjejnë një vaksinë efektive që do të jetë efektive kundër varësisë nga pirja e duhanit.

Ata kanë testuar tashmë dy vaksina të të njejtit tip, por ata janë provuar të jenë efektive vetëm për gjashtë muaj, dhe më pas ata vunë re kthimin e nikotinës.

Shkencëtarët e Institutit “Scripps Reaserch” në Kaliforni kanë zbuluar një vaksinë që ka për qëllim për të parandaluar ndikimin e nikotinës në tru. Në fakt, është thelbësore për të futur antitrupa që sulmojnë drejtpërsëdrejti molekulat e nikotinës dhe në këtë mënyrë për ti  parandaluar efektet e saj.

Testimi në minj ka treguar se efekti i vaksinës fillon vetëm pas 10 minutave dhe pas një kohe përqendrimi i nikotinës në trurin e minjve ka rënë dukshëm.

Shkenctarët thonë se qëllimi i tyre i menjëhershëm është që të kalohet në testimin klinik të vaksinës që mund të aplikohet tek njerëzit.

Hulumtimi është publikuar në revistën shkencore ” Medicinal Chemistry “.