Dieta

Historikisht është thënë se arrat përmbajnë plot yndyra të shëndetshme dhe se gjithashtu konsumimi i tyre në baza të rregullta zgjatë jeten.

Duke u inspiruar nga këto të dhëna, gazeta “Harvard”  ka bërë një raportim i cili si bazë i ka marrë edhe disa studim të mëparshme prej nga ka gjetur disa lidhje në mes të konsumit te arrave dhe shëndetit të mirë.

Konsumimi i arrave ndikon në uljen e rrezikut nga sëmundjet e tilla si: sëmundja e zemres, diabeti i tipit 2, kanceri i zorrës së trashë, gurëve të tëmthit, kolesterolit, stresit oksidativ dhe inflamacionit.

Ndikimi i arrave në humbjen e peshës:

Richard Mattes, një shkenctarë nga Universiteti Pudue, ka theksuar se njerëzit kanë më shumë mundësi të marrin kalori nga pirja e pijeve të gazuara sesa nga ushqimet e forta siq janë arrat. Ai gjithashtu ka shtuar se konsumimi i arrave ju bën të ndiheni të mbushur dhe në këtë mënyrë ju nuk do të dëshironi të hani të gjitha vaktet. Ato ndihmojnë edhe që qelizat yndyrore të metabolizmit të kthehen si energji brenda trupit, ka shtuar Mattes.

Studimet kanë treguar poashtu se arrat përmbajnë sasi të larta të acideve yndyrore polyunsaturatedte të quajtura zakonisht si PUFAs. Njerëzit të cilët konsumojnë nivele të larta të PUFAs priren të kenë peshë më të ulët trupore.

Arrat gjithashtu ndihmojnë në kontrollimin e ndjeshmërisë së insulinës dhe rregullojnë oreksin.

Por, sa arra duhet të hani? Përgjigja është 9 arra në ditë për të gëzuar një shëndet më të mirë.