Ushqehu shëndetshem

Sa herë kemi përgatitur ushqimin, e kemi mbajtur në frigorifer dhe më pas e kemi ringrohur? Shumë, shumë herë dhe disa ndoshta nuk e dinë se ky proces mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tonë.

Shkencëtarët kanë raportuar se në fakt edhe pse ky mund të duket një proces krejtësisht i padëmshëm, mund të shkaktojë probleme serioze për organizmin e njeriut. Nga të gjitha helmimet, së pari ky proces mund të sjellë bakterin Campylobacter që, sipas “Food Standards Agency” i Mbretërisë së Bashkuar është i pranishëm në 65% të pulave që shiten në të gjitha vendet.

Ekspertët gjithashtu raportojnë se një dozë e vetme e bakterit Campylobacter (i cili është shumë i vogël në krahasim me bakteret e tjera) mund të shkaktojë simptoma të tilla, si të vjella, diarre dhe dhimbje stomaku dhe çelësi për të parandaluar përhapjen e tij është vetëm shmangia e ringrohjes së ushqimit të gatuar më parë.

Megjithatë, ky bakter mund të vritet vetëm nëse ushqimi ngrohet në të njëjtën temperaturë që është gatuar në fillim, përndryshe automatikisht krijohen kushtet për zhvillimin e shpejtë të këtij bakteri). Kjo është arsyeja pse kjo Agjenci Britanike rekomandon ringrohjen e ushqimit në një temperaturë minimale prej 60 ° C.

Gjithashtu sipas kësaj agjencie veçanërisht mishi, peshku, orizi, makaronat, veza dhe ushqimet e tjera të pasura në proteina janë më të prekshme nga ky bakter. Këshilla? Para se ta vendosni ushqimin në frigorifer lëreni të ftohet, përndryshe frigoriferi do të kthehet në një inkubator ideal për përhapjen e tij.